Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haki Abazi paralajmëron se do të flasë për "urdhrin" e kryeministrit për ta shkarkuar dhe "skandalet" që ai mëton t'i mbulojë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka bërë të ditur se nesër do të flasë lidhur me, sipas tij, udhrin e kryeministrit Albin Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e kryetarit në Komisionin për punë të jashtme dhe heqjen nga Komisioni parlamentar për stabilizim-asociim.

Abazi shtoi se do të flasë edhe për audio-incizime e skandale të tjera që ky urdhër mëton të mbulojë.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”- ka shkruar Abazi.