Hajnat vjedhin stoli në vlerë rreth 7 mijë euro

Një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e saj në Vushtrri dhe nga aty kanë kryer një vjedhje.

Sipas raportit policor, në këtë shtëpi kishin vjedhur stoli të arit dhe të argjendit me vlerë rreth 7000 euro.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore.