Hajnat dyshohet se vodhën para dhe stoli ari në Teqen e Madhe në Gjakovë

Një vjedhje në Teqen e Madhe në Gjakovë po dyshohet se ka ndodhur sot në mëngjes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme dhe disa stoli ari.

“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe  disa stoli ari” – ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Ai tutje ka njoftuar se rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale – vjedhje e rëndë.