foto: Ilustrim

Gruaja sulmohet në vendin e punës

Një grua është sulmuar në vendin e saj të punës dje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas policisë, sulmi verbal u krye nga një burrë pas një mosmarrëveshje mes këtyre të dyve.

Gjithashtu policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacion ku më pas ka kërcënuar edhe zyrtarët policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit, ku me udhër të këtij të fundit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.