Policia e Kosovës

Gruaja raporton se u dhunua nga i dyshuari me të cilin ishte në lidhje dashurie

Një grua ka raportuar se është dhunuar nga personi me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Sipas Policisë, e njëjta ka thënë se i dyshuari e ka kryer këtë vepër, kundër vullnetit të saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Prishtinë.

“I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”- thuhet në raportin e Policisë.

Rasti duke u hetuar, ka njoftuar Policia e Kosovës.