Foto: Richard Grenell /Instagram

Grenell thotë se më 27 qershor flitet vetëm për ekonomi

Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit Richard Grenell do të rifilloi dialogu Kosovë-Serbi.

Kryetema e këtij takimi do të jetë ekonomia. Kështu ka thënë vetë Grenell në një intervistë për Gazetën Express.

“Unë mendoj se ju duhet të prisni vetëm biseda për çështje ekonomike. Ka shumë thashetheme për atë se në lidhje me çka janë këto bisedime dhe njerëzit që nuk e dinë po pretendojnë se e dinë dhe janë duke e hutuar publikun dhe unë vërtet shpresoj se publiku në Kosovë, në Serbi, në Europë ta kuptojë se ata duhet t’i dëgjojnë vetëm njerëzit që e dinë se për çfarë po flasin, sepse janë disa raporte dhe komentues egoistë që po pretendojnë se e dinë çfarë është duke ndodhur”, ka thënë i deleguari i presindetit Trump. Richard Grenell.

“Nuk e di sa herë më duhet ta them, por kam qenë i qartë në mënyrë të përsosur ndaj të gjithëve që janë të përfshirë që ne, Shtetet e Bashkuara, qëndrojmë fuqishëm se kjo luftë 20-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet vetëm përmes normalizimit ekonomik, vendeve të punës për të rinjtë dhe një ekonomie që rritet”, tha ai.

Ai tha se çështjet politike nuk do të jenë në fokus të dialogut të cilin po e organizon ai.

“Të gjitha çështjet politike, para të cilave po vazhdojnë të hidhen të gjithë njerëzit politikë në Evropë dhe në Kosovë… Arsyeja pse këto çështje nuk janë zgjidhur për 20 vjet është sepse ju nuk jeni të fokusuar te njerëzit që kanë nevojë të përfitojnë nga normalizimi ekonomik. Shumë të rinj po e braktisin rajonin dhe po shkojnë në Gjermani ose Hungari ose Holandë, sepse ata nuk po ndiejnë se ka shpresë në Kosovë”, ka thënë ai.

Grenell ka thënë se fokusi është vetëm në çështje ekonomike ndërsa për këtë, ai ka thënë se ka njoftuar edhe zyrtarët gjerman dhe francez.

“Roli ynë i kufizuar është që të shtyejmë drejt normalizimit ekonomik, të ofrojmë ndihmë për të krijuar vende pune, të ofrojmë ndihmë që t’i lehtësojmë disa nga çështjet politike. Secili që vazhdon të parashikojë çështje politike ose që pretendon se ne do të bisedojmë për çështjet e vështira politike javën e ardhshme, e ka gabim. Vizioni im, për të cilin kam biseduar me këshilltarin francez dhe këshilltarin gjerman, i ka dy hapa. Hapi i parë është normalizimi ekonomik. Nuk e di sa herë Shtetet e Bashkuara dhe Administrata Trump e thonë këtë. Njerëzit duhet të dëgjojnë. Ne jemi të fokusuar në normalizim ekonomik”, deklaroi ai.

Por, ndryshe nga Grenell, sot gjatë ditës është shprehur presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë do të flitet edhe për çështje politike.

 

Ndryshe nga Grenell, Thaçi përmend edhe çështjet politike

www.kallxo.com