Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nicholas Abbott: Një hap drejt njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër përmbushjes

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur në lidhje me takimin e 18 marsit që pritet të mbahet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër përmbushjes” – ka shkruar Abbott në Facebook.

Ambasadori britanik është shprehur se kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike.

 

Më 27 shkurt është mbajtur takimi i fundit Kurti-Vuçiq në Bruksel.