Gratë e dhunuara gjatë luftës qepin maska për mbrojtje nga COVID-19

Gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë janë organizuar për të qepur maska për mbrojtje nga pandemia e coronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovë, duke thënë se 167 gra nga Drenasi janë organizuar për të dhënë kontributin e tyre për mposhtjen e pandemisë.

“Përballë vështirësive financiare, të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë në kohën e luftës nga Drenasi, normalisht fitojnë jetesën e tyre duke shitur punime artizanale. Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ata po bëjnë maska ​​të fytyrës për të ndihmuar në mposhtjen e COVID-19. Organizimi i 167 anëtareve të forta është i hapur për të marrë porosi nga individë ose biznese. Për më shumë detaje, kontaktoni Qendrën e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Aktualisht në Kosovë janë 362 raste me të infektuar nga coronavirusi, 59 janë shëruar ndërsa 8 kanë vdekur.