Ilustrim

Graçanicë, kanosje me vrasje të familjes për shkak të borxhit

Një person në Graqanicë ka raportuar në polici se është kanosur nga një person i dyshuar.

Viktima ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi, përmes telefonit është kanosur me vrasje të familjes nga i dyshuari.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa po vazhdon me hetimin e rastit.