Ilustrim

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Prishtinë.

Një grua ka raportuar se derisa ishte duke punuar dy persona të panjohur kanë grabitur nga arka 500 euro.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ka njoftuar PK.

Ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

KALLXO.com ka raportuar për shtimin e rasteve të grabitjeve, sidomos në kryeqytet.

Ditë më parë, KALLXO.com ka raportuar se në Prishtinë, dy persona me maska kanë grabitur 750 euro në një market.