Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

Një pompë e derivateve është grabitur para rreth një ore në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. Dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve” – ka theksuar ai.

Sipas Shabanit, në këtë incident nuk ka të lënduar.