Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Një barnatore është grabitur sonte rreth ores 19:40 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin./21Media