Goditet me veturë një polic në fshatin Ozdrim të Pejës

Një zyrtar policor është goditur me veturë pasditën e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është ende në arrati.

“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikë kontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndaloj një të dyshuar, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes” – ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se zyrtari policor është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.