Numan Baliq - Foto: Atdhe Mulla
Gjykata e Pejës e lë në burg ish-ministrin Numan Baliq, i dyshuar për sulm seksual
17.8.2020 - 10:02
Gjykata e Pejës ka caktuar një muaj paraburgim për ish-ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliq, i cili po dyshohet për veprën penale – sulm seksual.
Sipas komunikatës së Gjykatës së Pejës rasti ka ndodhur në Spitalin e Pejës, ku i pandehuri ushtron profesionin e mjekut.
Dosja e Prokurorisë sqaron se e dëmtuara ka qenë shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar në Spitalin e Pejës.
Baliq dyshohet se e ka mbyllur në dhomën e tij të dëmtuarën dhe e ka prekur pa dëshiren e saj.
Më herët Baliq ka qenë i akuzuar për ngacmim të një praktikanteje.