Ilustrim

Gjuajtjet me armë në ndërrimin e moteve, një i lënduar në Deçan e tri vetura të dëmtuara në Prishtinë

Qytetarë të ndryshëm në raste të ndryshme kanë raportuar se kanë pasur dëmtime në prona të tyre nga plumbat qorr. 

Përveç dëmeve në njërën nga rastet është raportuar edhe për një person të lënduar. 

Në mes datave 31 dhjetor dhe 1 janar u shënua edhe ndërrimi i viteve ndërsa përveç mjeteve piroteknike u gjuajt edhe me armë zjarri. 

Policia tashmë ka të raportuar vetëm katër raste që kanë ndodhur në Prishtinë e Deçan. 

Në Deçan, policia ka pranuar një raportim se derisa viktima ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. 

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. 

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Në anën tjetër, sipas raportit të 24 orëve të fundit të policisë thuhet se, në Prishtinë në tri raste ankuesit kanë raportuar se nga plumbi qorr iu është dëmtuar vetura e tyre. 

Përveç dëmeve materiale qytetarët nuk kanë raportuar për ndonjë person të lënduar. 

Rastet e raportuar tashmë janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga hetuesit policor për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.