Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjuajtje me armë në drejtim të tre shtetasve britanikë në Prishtinë

Tre shtetas britanik janë sulmuar mbrëmë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, rreth orës 01:50 në Prishtinë, tre burra me shtetësi britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

Tutje policia sqaron se lidhur me rastin është intervistuar një i burrë i dyshuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë.

Sipas policisë se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.