Ilustrim.

Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Batllavë të Podujevës pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Organet e rendit nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë dhe dy fishekë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si – përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.