Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjobiten 705 qytetarë për moszbatim të masave anti-COVID-19

705 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të qytetarëve të Kosovës nga Policia e Kosovës për moszbatim të masave anti-COVID-19.

Këto masa janë të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit corona.

Ligji për pandeminë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid. Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 euro e deri në 2 mijë euro.

Ditë më parë, Partia Socialdemokrate ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë.

Por, policia ka shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit edhe 965 gjoba trafiku, ndërsa janë arrestuar 22 persona.