Gjilani

Gjilanasi arrestohet pasi grushtoi inkasantin e ujit

Një rasti i sulmit ndaj personit zyrtar është raportur dje në rrugën “Arben Ramadani” në Gjilan.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 11:40, është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimet se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me grusht në fytyrë inkasatin për pagesa të ujit, por të njëjtit nuk i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.