Gjilan, zyrtari i bankës denoncon në polici klientin që deponoi mbi 700 euro të falsifikuara
02.12.2023 - 09:31
Policia e Kosovës njoftoi se një rast i falsifikimit të parasë është denoncuar në Gjilan.
Rasti, sipas forcave të rendit po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.