FOTO: Ilustrim

Gjilan, arrestohet i dyshuari i cili tentoj të shiste drogë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person i cili dyshohej për shitje të narkotikëve.

Prokuroria tutje ka bërë të ditur se i dyshuari A. Sh., gjatë ditës së djeshme, kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij.

Sipas prokurorisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar  241 gram substancë narkotike, një qese plasmani ‘’Marihuanë’’ me peshë 183. 9 gram, 24 paketime të vogla të narkotikëve, një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram, dhe  400 paketime për shitje.