Gjermani: Shumë qytetarë nuk janë në gjendje për të përballuar ushqime të mira

Një numër në rritje i njerëzve në Gjermani nuk mund ta përballojnë të hanë ushqime me mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian në baza ditore, tregojnë shifrat. Prindërit që jetojnë  vetëm janë më të rrezikuar nga pamundësia për ta paguar ushqimin e duhur.

Më shumë se 11% e njerëzve në Gjermani janë shumë të varfër për të ngrënë vakte të plota çdo të dytën ditë, me mish, peshk ose alternativa ekuivalente vegjetariane që vendosin vetëm paraqitje të rralla në tavolinat e tyre të darkës, kanë treguar statistikat e BE-së.

Shifrat e reja për vitin 2022, të publikuara nga redaksia e korporatave gjermane Redaktionsnetzëerk Deutschland të hënën, treguan një rritje prej 0.9% krahasuar me vitin e kaluar në 11.4% – gjë që nënkupton se rreth 10 milionë njerëzve shpesh u mungojnë vaktet e duhura.

Statistikat u kërkuan nga partia parlamentare e Partisë së Majtë të opozitës socialiste të Gjermanisë.

Çfarë thonë shifrat?

Më shumë se një në 10 njerëz në Gjermani (11.4%) nuk janë në gjendje të përballojnë ushqime që përmbajnë mish, shpendë, peshk ose një ekuivalent vegjetarian të paktën në çdo të dytën ditë në vitin 2022, sipas zyrës statistikore të BE-së Eurostat.

Kjo shifër shënon rritje në 19.3% në mesin e prindërve që jetojnë vetëm – një rritje prej 2.6% krahasuar me një vit më parë.

Cili ka qenë reagimi?

Udhëhqeësi i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Dietmar Bartsch, e akuzoi qeverinë e koalicionit se nuk po bën asgjë për t’i kundërshtuar “rritjet  e çmimeve për ushqim”.

“Supermarketi është bërë një bastion i rrëmbyeshëm”, tha ai. “Sa më i lartë çmimi aq më i lartë është kuota e makaronave me ketchup”, shtoi ai.

Ai bëri thirrje për një pezullim të paktën të përkohshëm të taksës së shitjes për artikujt ushqimorë esenciale dhe që shteti t’i kontrollojë çmimet e supermarketeve.

Bartsch gjithashtu vuri në dukje se fëmijët ishin ndër ata që vuanin veçanërisht dhe kërkoi futjen e një pagese të garantuar bazë për fëmijë.

Gjermania, si shumë vende të tjera në mbarë botën, është karakterizuar me inflacion të lartë kohët e fundit, pjesërisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala