foto-ilustrim

Gjeneral Majori italian Franco Federici merr komandën e KFOR-it më 16 nëntor

Gjeneral Majori italian, Franco Federici do ta marrë komandën e KFOR-it në Kosovë nga 16 nëntori.

Ai në këtë detyrë do ta zëvendësojë kolegun italian Michele Risi i cili erdh në këtë pozitë në nëntor të 2019.

KFOR, si mision paqeruajtës i NATO-s, operon në Kosovë që nga qershori i vitit 1999. Aktualisht KFOR në radhët e veta ka mbi 3,300 trupa ushtarake.