Foto: KALLXO,com
Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Ferizaj
Në komunën e Ferizajt aktualisht janë të hospitalizuar 11 pacientë, prej tyre gjashtë janë pozitiv me COVID-19, ndërsa dy të tjerë kanë rezultuar negativë.
Këtë për KALLXO.com e ka konfiruar drejtori i këtij Spitali, Jeton Zeqiri.
Zeqiri, tutje ka theksuar se 10 pacientë janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.
“10 pacientë janë me O2, një është në pritje të rezultatit”, tha drejtori.
Ai ka theksuar se të infektuar me coronavirus aktualisht janë edhe dy infermier.
Nga rezultuatet e publikuara sot nga IKShPK njoftojnë se në këtë komunë brenda 24 orëve ka rezultuar një qytetarë i infektuar me pandeminë COVID-19.
Nga IKShPK tutje kanë njoftuar se në nivel vendi janë regjistruar edhe 57 raste të tjera me COVID-19, ndërsa janë shëruar 137 persoan të tjerë.
Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar edhe katër vdekje, dyvdekje në infektivë të QKUK-së, një në Spitalin e Prizrenit dhe një në Spitalin e Pejës.
Aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 939 persona me coronavirus, 12 mijë e 325 prej tyre janë shëruar ndërsa kanë vdekur 611.