Gjendet një trup i dekompozuar në një pyll në Gjilan

Një person, i cili ende nuk është identifikuar është gjetur në një pyll sot rreth orës 1:15 pas mesnate.

Trupi është gjetur në një pyll në mes fshatrave Llovcë dhe Bërnicë të Komunës së Gjilanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është informuar mbrëmë rreth orës ‪01:15  se në një pyll në mes të fshatrave Llovcë dhe Burincê (Komana e Gjilanit) , afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pa jetë (trupi  i dekompozuar /I dëmtuar -mashkull) , i cili akoma nuk është identifikuar”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Ai shtoi tutje se njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.