
Gjendet një person i vdekur në Istog, policia nis hetimet
03.6.2023 - 11:54
Policia e Kosovës njoftoi se te premten një person është gjetur pa shenja jete në Istog.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka nis të hetohet.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi” – thuhet në njoftim.