foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia thotë se sipas familjarëve, viktima i cili është gjetur i vdekur ishte përdoruesi i substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.