Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në një veturë në Prishtinë

Një person i vdekur është gjetur në një veturë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 12:00.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, rreth 50 vjeç”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Tutje ai ka shtuar se dyshohet se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar Borovci.