Ilustrim

Gjendet i vdekur në pyll një person në Sankoc të Drenasit

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në fshatin Sankoc të Drenasit.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i njëjti është gjetur dje rreth orës 05:18, në një pyll rreth një kilometër larg shtëpisë së tij.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.