Gjendet i vdekur brenda shtëpisë një person në Komoran

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Komoran të Drenasit.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.