Ilustrim

Gjakovë - Rrahje mes tre personave

 

Tre persona janë rrahur mes vete në rrugën transit të komunës së Gjakovës.

Kjo rrahje ka nisur nga një konflikt verbal mes tyre.

Dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore, ndërsa që të tre janë dërguar në mbajtje në Polici.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Policisë, Kristë Gjokaj.

“Pas një konflikti verbal ka ndodhur në rrahje mes tre personave dhe të njëjtit gjenden në mbajtje në stacionin policor”, tha Gjokaj për kallxo.com.