Gjakovë: Policia në kërkim të gruas që dyshohet se kanoste në vazhdimësi ish-burrin

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se është duke kërkuar një grua e cila dyshohet se në vazhdimësi e ka kanosur ish burrin e saj dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së ti.

Viktima ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës i kanosje dhe fyerje ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Njësia e Policisë ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe se janë në kërkim të të dyshuarës.