Ilustrim - Policia në aksion

Gjakovë, pas mosmarrëveshjes në trafik tenton ta godas me veturë

Një person në Gjakovë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici se një person ka tentuar ta godas me veturë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ferhat Binishi”, në Gjakovë.

Viktima ka raportuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje në trafik, ka tentuar ta godas me automjet, mirëpo i njëjti ka arritur t’i shmangë goditjes.

I dyhuari i panjohur me veturën e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po vazhdo të hetohet nga njësitë relevante.