Gjakovë - Mblidhet Shtabi Emergjent i krijuar për parandalimin e COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka mbajtur sot një takim me Shtabin Emergjent, për diskutimin e situatës aktuale COVID-19.

Ky Shtab Emergjent përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të sigurisë dhe drejtorë e zyrtarë komunalë.

Në këtë mbledhje u diskutua për angazhimin maksimal lidhur me gjendjen shëndetësore dhe kryerjen e detyrave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përveç kësaj, pikë tjetër e diskutimit ishte edhe vendosja e tunelit të tretë dezinfektues, pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Në komunën e Gjakovës, tashmë janë vendosur dy tunele dezinfektuese nga kompania “Truly Nolen”.

Gjini, ndër të tjerash ka bërë të ditur se dezinfektimi i hapësirave publike do të bëhet sa herë të jetë e nevojshme.

Mbledhja e sotme kishte përfunduar duke ju bëtë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Në Kosovë deri tash janë shënuar 423 të infektuar, 71 të shëruar dhe 10 të vdekur.