Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë, gjendet i vdekur një shtetas i huaj në shtëpinë ku banonte

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Rasti, sipas forcave të rendit, ndodhi të shtunën më 09.03.2024 ndërsa hetimet për zbardhjen e vdekjes kanë nisur.

“Viktima mashkull me shtetësi të huaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku ishte duke banuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime” – thuhet në njoftim.