Gjakovë - Foto: KALLXO.com

Gjakovë, anulohet koncerti i paraparë për nder të 28 Nëntorit

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë, në shenjë solidarizimi me viktimat dhe të lënduarit nga tërmeti në Shqipëri, njofton se është anuluar koncerti i paraparë për nder të festës së 28 Nëntorit.

Ky koncert ishte planifikuar të mbahej sonte nga ora 19:00.

I njëjti koncert është shtyrë për një kohë tjetër.

“Ju njoftojmë se në shenjë solidariteti me viktimat dhe të lënduarit në Republikën e Shqipërisë që shkaktoi tërmeti, koncerti i paraparë të mbahet sonte për nder të 28 Nëntorit, shtyhet për një kohë tjetër. Shprehim dhimbjen tonë për jetët e humbura, ndërsa të lënduarve rikuperim sa më të shpejtë”,  thuhet në njoftim.

Sipas mediave në Shqipëri deri më tani kanë humbur jetën 16 persona.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e godinave të shembura në këto zona.