Ilustrim

Gjakovë,  4 vite burg për 48 kg marihuanë

Nik Boshi nga Shqipëria u dënua me 4 vite burg dhe 2000 gjobë.

Ai është i  akuzuar për 48 kilogramë marihuanë për të cilën vepër e kishte pranuar fajësinë

Ai u akuzua për blerje e shitje të  drogës që i mori nga Shqipëria me qëllim të trafikimit në qytetin e Gjakovës.

Sipas aktakuzës, në qershor të këtij viti, në pikë kalimin kufitar Qaf-Morinë, Nik Boshit nga Republika e Shqipërisë, i janë gjetur 48 kilogram e 650 gram marihuanë.

Aktakuza thotë, se i akuzuari Boshi marihuanën e kishte marrë nga personi Petrit Quti në Bajram Curr, me qëllim të trafikimit në Kosovë, pikërisht në Gjakovë.

Gjakovë, aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për afro 50 kilogramë marihuanë