Foto: Ilustrim

Gjakovë, aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për afro 50 kilogramë marihuanë

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër N.B, nga Republika e Shqipërisë, i dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas Prokurorisë, më 19 qershor 2019, në pikë-kalimin kufitar Qafë Morinë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë , në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri N.B., janë gjetur shtatë qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Prokuroria shpjegon se marihuana e gjetur peshonte 48 kilogramë e 650 gramë, të cilën i pandehuri e kishte marrë nga qyteti i Bajram Currit me qëllim trafikimi në Gjakovë.

Duke u bazuar në këto veprime, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri N.B., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.