Gjakovë, 4 punëtore alivanosen për shkak të temperaturave të larta në fabrikë

Policia në Gjakovë është njoftuar nga Spitali se katër punëtore kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi si pasojë e temperaturave të larta ishin alivanosur.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, ditë më parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore për të njëjtin problem.

Lidhur me rastin është intervistuar menaxheri i fabrikës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërprerë punën.

Rasti, i cili po trajtohet si asgjësimi, dëmtimi ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, është duke u hetuar.