Ndërtesa e Komunës së Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Gjakova planifikon 14 mijë euro për stolisje në fundvit

Një vit më parë Gjakova ndezi dritat e fundvitit në fshatin Pjetërshan, me vetëfinancim nga banorët.

Ky dekorim u karakterizua me stilin e veçantë të stolisjes.

Kurse, këtë vit  Komuna e Gjakovës ka paraparë buxhet në vlerë prej 14 mijë euro  për dekorimin e qytetit sipas Drejtorit për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj.

“Operatorët ekonomikë kanë drejtë të ofertojnë deri më 14.11.2019. Pas kësaj date, pasojnë procedurat tjera deri në përzgjedhjen e operatorit” shkruan Halilaj.

Në anën tjetër, vitin e kaluar Gjakova ka pasur 19 mijë euro fonde të ndara për dekorim.

Përpos Pjetëshanit u dekorua edhe  ‘Tregu e Vitit të Ri’ në të cilin u vendosën 25 shtëpiza nga druri, për aktivitete të ndryshme.