Foto: KALLXO.com

Prishtina Stoliset për Pavarësi

Në sheshet kryesore të Prishtinës janë duke u vendosur elemente me të cilat do të shënohet dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës.

Në stolisjet që po i bëhen kryeqytetit për ditën e pavarësisë është e vendosur stema e Republikës së Kosovës dhe numri 10 si shenjë e dhjetëvjetorit.

Institucionet e Kosovës kanë paraparë dhjetë ditë festë për dhjetë vjetët e pavarësisë.

Kosova dhjetë vjetët e shtetësisë i feston më 17 shkurt.