Stolisja

Prishtina fillon stolisjen për festa të fundvitit

Komuna e Prishtinës sot ka filluar stolisjen e qytetit për festat e fundvitit.

Pas shumë diskutimeve nëse duhet të ketë ose jo stolisje këtë vit, si duket Komuna e ka ndarë tashmë mendjen.

“Viti 2020 ishte plot sfida për të gjithë ne dhe këto festa të fundvitit do të i presim në kushte krejt më ndryshe se zakonisht. Pavarësisht të gjitha këtyre, kemi filluar përgatitjet për të përmbyllur këtë vit në atmosferë festive duke uruar që të kemi mbarësi, shëndet dhe momente të bukura me njerëzit e dashur rreth nesh,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Stolisja
Stolisja

Por, jo gjithçka do jetë si vitet e kaluara. Këtë vit shtëpizat nën konceptin “Verë në Dimër’ nuk do të vendosen në shesh.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka nënshkruar kontratë në vlerë 190 mijë euro me afat prej 36 muajve për stolisje të qytetit.