Skenderaj pas përqeshjeve vitin e kaluar, këtë vit mahnit me bredhin

Komuna e Skenderajt e cila vitin e kaluar ishte cak i përqeshjeve për bredhin e stolisur me rastin e festave të fundvitit, ku qytetarët e cilësuan edhe si bredh “palidhje”.

Ndërkaq, këtë vit siç duket bredhi në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj nuk do të lënë vend për komente negative.

Sipas një qytetari i cili ka dërguar disa fotografi në redaksinë e KALLXO.com, zbukurime të tjera nuk ka ende përveç bredhit të stolisur.

Gjithashtu, KALLXO.com ka tentuar të marrë informacione nga Drejtoria e Financave në Skenderaj sa i përket dekorimeve të qytetit por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi ka qenë e paqasshme.

KALLXO.com ka raportuar edhe për Komuna të tjera të Kosovës se sa buxhet kanë ndarë me rastin e festave të fundvitit për të zbukuruar qytetet e tyre.