Ferizaj ndez dritat, gati për festat e fundvitit

Sheshi i Ferizajt është ndriçuar për festat e fundvitit.

Kryetari i komunës, Agim Aliu, përmes një njoftimi bëri të ditur se mijëra drita u ndezën nga duart e femijëve, e gjitha kjo nën tingujt e muzikës festive.

“Mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.
Bashkë me të vegjëlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veç fëmijët mund të përçojnë, për t’i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirësevjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas,” ka shkruar Aliu.


Kujtojmë se shumë komuna në Kosovë këtë vit kanë vendosur që paratë për stolisje të qyteteve t’i dedikojnë në mjete për ndihmë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.