Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gazmend Muhaxheri, rikandidohet për kryetar të Pejës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muahxheri ka marrë edhe një herë besimin e  kryesisë së LDK-së për të kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës.

Përveç Muhaxherit, LDK ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të disa komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikandiduar edhe katër kryetarë të tjerë aktual.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.