Gazmend Muhaxheri komenton shkarkimin e Agim Veliut - VIDEO

Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se ende nuk e di se si duhet të veprohet pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit në Qeverinë Kurti.

 

Ai e quajti të njëanshëm vendimin dhe veprim të papërgjegjshëm vendimin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e Agim veliut nga postimi i ministrit të Punëve të Brendshme.

“Veprim i njëanshëm, i ngutshëm, është përgjegjësi e kryeministrit me i marr veprimet po jo këso të njëanshme”, tha shkurt Muhaxheri për KALLXO.com.

“Nuk e di, të shohim çfarë vendime merr kryesia”, deklaroi ai.

Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti shkarkoi Agim Veliun pas disa dekorimeve të këtij të fundit në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë pas coronavirusit.

Albin Kurti shkarkon Agim Veliun