Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashani për arsimin: Do e zëvendësojmë notimin diferencial me formativ në nivelin fillor

Kandidati për deputet nga  Lëvizja Vetëvendosje Lista e Vjosa Osmanit Blerim Gashani, tha që gjatë mandatit të tyre do të ndryshojnë arsimin duke e zëvendësuar notimin diferencial me atë formativ në nivelin fillor në shkollat e Kosovës.

“Kujdes i shtuar do t’i japim përfshirjes në mësim të fëmijëve nga mosha 2 deri në 4 vjeçare pastaj perfeskisonimit të edukimit parashkollor, ndryshimit të paradigmës të shkollimit të nivelit fillor nga klasa e parë deri në të pestën. Do e largojmë notimin diferencial duke e zëvendësuar me formativ”, tha Gashani në #DebatPernime.

Gashani tha se do t’i japin rëndësi lidhjes të arsimit me ekonominë në shkollat profesionale duke e kombinuar mësimin teorik me atë praktik.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Frashër Demaj nga LDK, Blerim Gashani nga LVV Lista e Vjosës   Artan Berisha, Partia Liberale Egjiptiane PLE dhe ish zëvëndësministër i Arsimit, Qerim Bajrami nga Vakat.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.