Ganimete Musliu u drejtohet veteranëve protestues

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është parë në protestën e veteranëve të OVL-UÇK, ndërsa në një prononcim para gazetarëeve, ajo tha se e përkrah këtë protestë.

“Vetë paga minimale tregon se çfarë gjendje janë veteranët sot. Po kërkojnë për shtetin që kanë japur gjymtyrët e vet. Unë bashkëndjej me ta dhe do të jem gjithmonë në krah të veteranëve, që gjithmonë sa herë të kenë nevojë për mua”, tha Musliu.

Tutje, Musliu tha se propaganda ndaj veteranëve të luftës, sipas saj që është zhvilluar që 20 vite, duhet të ndalet.

“Protesta e tyre është e drejtë, është paqësore dhe ne i mbështesim. Është e tepërt lufta dhe propaganda ndaj veteranëve që  është zhvillu që 20 vite dhe sot dueht të jepet një mesazh, që të ndalohet propaganda”, tha deputetja Musliu.

Në ndërkohë Policia ka përdorur sprej ndaj veteranëve që janë duke protestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Veteranët e OVL-UÇK kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, përderisa një kordon i policisë i cili po qëndronte para derës së Kuvendit, në një moment kanë përdorur sprej ndaj tyre.