Fushë Kosovë, vëllai kanos vëllanë

Një person në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje verbale, është kanosur nga vëllai.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte dëmtuar edhe një pajisje elektronike të kompanisë së vëllait.

I dyshuari më pas është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.