Foto: KALLXO.com Ilustrim

Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari se vodhi në tri shtëpi

Një person është arrestuar nga policia për shkak se i njëjti po dyshohet për disa vjedhje.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë në rrugën “Ernest Koliqi” në Fushë Kosovë.

Gjithashtu sipas sqarimit të policisë, i dyshuari është shtetas i Shqipërisë dhe dyshohet se ka kryer tri vjedhje në shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor në Fushë Kosovë.

I dyshuari është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.